Ndërhyrja e krimit në zgjedhje/ Artan Hoxha: Dy persona të arrestuar me kokainë në kryeqytet, kandidatë për Këshillin Bashkiak të Sarandës
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në rubrikën “Opinion” në nNeës24 ka folur në lidhje me ndërhyrjen e krimit të organizuar në zgjedhjet e 14 majit teksa zbuloi një episod konkret.
Hoxha deklaroi se para dy ditësh është goditur një grup kriminal që trafikonte kokainë në Tiranë ku nga 5 të arrestuarit, 2 prej tyre kanë qenë kandidatë për këshilltarë të Bashkisë Sarandë në zgjedhje.
Sipas tij shtetasit Olsi Mylka dhe Shemsi Proba të cilët u kapën me 2.3 kilogramë kokainë ishin pjesë e listës së partisë, e cilë megjithatë fitoi 2 vende në Këshillin Bashkiak të Sarandës.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–