Tentuan të fusnin në Shqipëri afër 40 mijë euro të padeklaruara, arrestohen katër persona në Portin e Durrësit
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të fusnin në Shqipëri përmes Portit të Durrësit një shumë të madhe eurosh të pa deklaruara.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll autobusin me drejtues Denis Menell. Gjatë kryerjes së kontrollit nga Policia, Denis Menelli ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se Denis Menelli (shoferi i parë i autobusit) dhe Agim Idrizi (shofer i dytë i autobusit), po tentonin të fusnin në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmangien e deklarimit para autoriteteve doganore, e kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë Tritan Bibës. dhe Frenki Fezos, të cilët udhëtonin me një automjet tjetër.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, policia gjeti 35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vëprime të mëtejshme, për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
AlbaniaWeb.net