Pse ka ndodhur kjo në Europë? Spahiu në “Top Story”: Ka rënie të së majtës dhe të gjelbërve, shkak politikat e dështuara
Kreshnik Spahiu bëri një analizë të gjatë në “Top Story” për sa i përket zgjedhjeve në Parlamentin Europian.
Analisti u shpreh se ka një ulje të drejtuesve të fuqisë së majtë dhe të gjelbërve, sepse sipas tij kanë politika të dështuara. Ai përmendi edhe financimet që partitë kanë pasur nga Kina dhe Rusia, ndër të tjera tregoi edhe për disa probleme të theksuara në Europë.
“Pse kemi këtë konfigurim të ri? Ka një rënie të së majtës dhe të gjelbërve që kanë dështuar, për shkak të politikave të dështuara. Për politikat e tyre ekstreme edhe për fushatën e tyre për përdorimin e biçikletave. Pse ka ndodhur kjo në Evropë? Pavarësisht faktit që partitë kanë pasur financim nga Kina ose Rusia ata kanë gjetur mbështetjen e rinisë për disa faktorë, e para është rritje e kriminalitetit, e cila është edhe për fakt të rritjes së emigracionit.
Ky është një realitet që në Shqipëri nuk kuptohet. Sot në metropole të Europës në disa kryeqytete ku qytetarët ndjehen më të pasigurt. Pengmarrjet ose grabitjet e shumta, është një gjë që ka dalë jashtë kontrollit. Kjo është një statistikë. Ka lëvizur në katër vite. Shqiptarët duhet të kuptojnë se problem është se jo pse vijnë emigrantët dhe punojnë tek ne, por pagesat sociale që numërohen në mijëra euro… Ka një urrejtje jashtëzakonisht të madhe, një ndër tyre se europianët nuk kanë asnjë kulturë në ndarjet e mbetjeve.
Një nga arsyet e tjera, është kriza ekonomike në Europë është e jashtëzakonshme. Sot nuk shitet dhe blihet gjë sepse interesat kanë shkuar në 7%. Çmimet janë rritur shumë. Sot me pagat në Europë punohet vetëm për qiranë. Emigrantët që vijnë nga Shqipëria ose vendet e tjera paguhen në shtretër. Të gjithë po përjetojnë një krizë të jashtëzakonshme. Nga Gjermania, Italia, kanë gjetur një terren. Kanë gjetur mbështetje… Të gjithë partitë nacionaliste denoncojnë korrupsion. Miliona e miliona euro që shpërdorohen në BE për një vendimmarrje…”, tha Spahiu.
AlbaniaWeb.net