Egla Ceno bën ndryshimin drastik në pamje
Fituesja e edicionit të tretë të “BBV”, sapo ka ndarë në llogarinë personale të Instagram-it një video me ndjekësit e saj ku ka treguar ndryshimin që ka bërë së fundmi në pamje.
Tani Egla ka marrë një tjetër hije, teksa flokët e saj janë në ngjyrë të kuqe.
Egla nuk është një tip eksperimentues me look-un e saj, por duhet thënë që ngjyra e kuqe në flokët e saj i shkon shumë!
Rikujtojmë që Egla fitoi “BBV3” përballë aktorit të humorit Julian Deda, duke u bërë kështu femra e parë që fiton një edicion të “BB”.