Thu, Nov 28, 2024

Dule përplaset me Xhufin për minoritetin grek dhe lë studion: Po iki se…

  • PublishedJune 10, 2024

Historiani Pëllumb Xhufi u përplas në mbrëmje me kreun e PBDNJ-së, Vangje Dule shpreh këtë mbrëmje lidhur me minoritetin grek në vend.

Gjatë një përballje në Zona Zero në Top News, Dule tha se Shqipëria duhet të zbatojë Konventën Kuadër të Këshillit të Europës, por që sipas Xhufit Greqia nga ana e saj nuk e ka ratifikuar atë.

DEBATI
Xhufi: Mitsotakis kërkonte, në një ndër 6 pikat, që minoriteti grek në Shqipëri nuk është e vërtetë që është e përqënduar në një zonë të caktuar, dhe duhet të quhen grek të gjithë ata që ndihen grekë.
Por këtë nuk ta njeh as ligji ndërkombëtar sepse thotë se kombësia është çështje fakti jo dëshire. Kjo nuk është njohur as në ’13, as në Konferencën e paqes. Nuk mund të jem unë Hasan dhe të jem grek, ose të jem Vasillaq dhe të them jam turk apo nga Kosova tha ai.

Dule: Unë kam rënë dakord që në ora 21:00 duhej të largohesha.

Zeka: Po por kemi dhe 10 minuta

Dule: Në këtë diskutim unë nuk kam asnjë diskutim, aq sa më lejojnë njohuritë e mia se nuk jam historian, por kemi një vendim të Hagës, jo e sotmja por ajo e Lidhjes së Kombeve, për arsimimin në gjuhën amëtare të minoritetit grek në Shqipëri, dhe ka një vendim që e detyron Shqipërinë që të rihapen shkollat greke. Dhe Himara është mes atyre. Kjo shkollë funksionojë deri në 1945. Shkollën greke e mbylli regjimi komunist. është në nderin e Xhufit, se dua të bisedoj çdo bashkëbisedues, të lexojë konventën kuadër të Këshillit Europës për minoritetet kombëtare.

Xhufi: Po, që Greqia nuk e njeh, nuk e ka ratifikuar.

Dule: Me sa durim iu dëgjova pavarësisht se flisni kodra pas bregut.

Xhufi: Ti na dhe afatin që do ikësh.

Dule: Më pret studio tjetër.



AlbaniaWeb.net