VIDEO/ Momenti kur ushtarët izraelitë shpëtojnë pengjet e Hamasit! Gazetari i Gazës që i mbante peng bërtiti dhe…
Pamjet e publikuara nga Izraeli të hënën mbrëma tregojnë oficerët e njësisë anti-terroriste Yamam duke qëlluar me armë zjarri për të shpëtuar tre pengje nga një kompleks i Hamasit.
Pamjet e kapura nga kamerat e uniformave të ushtarëve izraelite të shtunën e kaluar, fillimisht i tregojnë ata duke ecur nëpër pemë teksa i afrohen një prej ndërtesave, ku Hamasi mbante peng Almog Meir Jan, 21, Andri Kozlov, 27 dhe Shlomi Ziv, 41 vjeç.
Mes tingujve të armëve, oficerët e policisë së Yamam hapin një derë për të hyrë brenda një shtëpie. U dëgjuan britma dhe përplasje rreth ndërtesës, për të cilën Izraeli më vonë tha se i përkisnin gazetarit të Gazës, Abdallah Aljamal, i cili po i mbante pengjet brenda shtëpisë së tij.
Pasi kanë hyrë në shtëpi, oficerët gjejnë pengjet të ulur të tmerruar në dyshemenë e një dhome, ndërsa nga jashtë shtëpisë vazhdojnë të dëgjohen të shtëna me armë zjarri. Ndërsa pengjet Jan dhe Kozlov thonë emrat e tyre dhe flasin me komandot, një tjetër shpërthim dëgjohet pranë murit, duke i zënë sërish në befasi.
Më pas shihen oficerët e policisë duke i drejtuar pengjet larg murit, ku njëri prej tyre përpiqet të qetësojë Kozlovin dhe ta bindë atë se ata do të kthehen të sigurt në Izrael. Të shtënat e radhës në video tregojnë oficerët që nxjerrin pengjet nga godina, ndërsa dëgjohen të shtëna pa ndalim. Shpëtimi i guximshëm i së shtunës u krye nga oficerët Yamam në bashkëpunim me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe agjentët e inteligjencës Shin Bet.
This is the moment the elite Yamam unit rescued former hostages Shlomi Ziv, Almog Meir Jan and Andrey Kozlov from captivity in Gaza.
Real life superheroes. pic.twitter.com/1fMGPu3xpz
— Israel ישראל (@Israel) June 10, 2024
AlbaniaWeb.net