Holanda në “alarm”, humbet Frenkie De Jong pak përpara nisjes së evropianit
De Jong humbet Euro 2024. Ky ishte lajmi tronditës, që ‘tulipanët” morën të hënën në mbrëmje, teksa ishte vetë tekniku Ronald Kuman, i cili deklaroi pas miqësores që Holanda zhvilloi dje me Islandën, se mesfushori i Barcelonës nuk do të jetë me skuadrën e tij në Gjermani.
“Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer që nuk mund të shkoj në Europian. Kemi bërë shumë punë në javët e fundit, por për fat të keq kavilja ime kërkon më shumë punë”, shkroi vetë De Jong në rrjetet sociale pasi u bë publik vendimi.
Në këtë mënyrë De Jong nuk arriti dot të rekuperojë dëmtimin, që mori në fund të sezonit tek Barcelona. Në këtë mënyrë mjekët dhe stafi teknik i kombëtares holandeze, ka vendosur që të mos rrezikojë mesfushorin, i cili në këtë mënyrë do të rikthehet në Barcelonë dhe do të vijojë të jetë nën kujdesin e mjekëve të klubit katalanas.