Wed, Nov 27, 2024

Pas kërkesës për dorëheqje të gjyqtarëve, Gjykata e Lartë gjobit Dritan Dajtin

  • PublishedJune 11, 2024

Dritan Dajti ka dorëzuar disa kërkesa për dorëheqjen e gjyqtarëve. Një ndër to ishte edhe largimi nga trupa gjyqësore e Sandër Simonit.

Gjykata e ka refuzuar dhe e ka gjobitur Dajtin për kërkesë të padrejtë

Gazetarja e AlbaniaWeb.net, Anila Hoxha, tha se vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Lartë.

Sot në Gjykatën e Lartë kishte dy seanca, njëra për njoftimin e trupës gjyqësore që do shqyrton gjyqin në themel dhe tjetra që shqyrtoi kërkesën për largimin e gjyqtarit.

Për këtë kërkesë u vendos që Dajti të gjobitet me dhjetë mijë lekë të reja.



AlbaniaWeb.net