I skeduar 3 vite më parë për mashtrim/ Bashkëpunoi me policinë në hetime, zbulohet identiteti i 23-vjeçarit që çoi në arrestimin e Fredi Belerit
Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar identitetin e personit i cili dyshohet se ndihmoi në hetimet e policisë dhe “fut në kurth” kandidatin fitues të “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.
Ferhati ka deklaruar se i infliltruari i policisë është 23-vjeçari Arsen Rama, person i arrestuar 3 vite më parë për mashtrim.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Ferhati zbuloi se 23-vjeçari është paraqitur me vullnet të lirë në 8 maj në policinë e Vlorës duke dhënë informacione se në Himarë disa persona po blejnë vota me shuma nga 50-200 euro.
Më pas ai ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke iu vendosur në trup pajisje përgjimi dhe audio.
“Ka qenë i kallëzuar nga një bashkëmoshatar i tij, në atë kohë 20 vjeç dhe është dënuar për mashtrim, pra është i skeduar. Ndaj avokatët e Belerit luajtën sot kartën e besueshmërisë së këtij personi në këtë çështje”, tha gazetari Ferhati.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–