Tue, Nov 26, 2024

“Kë ke dashur vërtetë?” Gloria zbulon bisedën me partnerin pas daljes nga ferma

  • PublishedJune 12, 2024

Teksa zhvillonte një bisedë me Valerin dhe Florin, Gloria ka zbuluar një bisedë që ka bërë me partnerin e saj pasi u eliminua prej “Ferma VIP”.

Ajo tregoi për pyetjet që i dashuri i saj i ka bërë menjëherë pas daljes së ish-fermeres.

Gloria u shpreh se partneri i saj e kishte kuptuar se cilët ishin dy fermerët që Gloria dontë vërtetë në fermë dhe kishte thënë dy emra që sipas Glorias i kishte rënë pikës.

Ka pasur të njëjta preferenca pa e ditur, se kur kam folur me të jashtë me ka bërë vetëm një pyetje, më tha kë ke dashur vërtetë aty. Unë e di tha që ke dashur të jesh mirë me të gjithë, por vërtetë kë ke dashur. I thashë unë para se të të tregoj unë, më thuaj ti kë mendon ti se kam dashur unë vërtetë. Më ka thënë dy emra dhe ka goditur. Ka përmend emrin e Valerit dhe të Florit”, tha Gloria.