Debati/ “S’më vjen te këpuca”, Zeka përplaset me Lelën: S’ma mëson ti gazetarinë, shko bëji fresk Ramës
Analistët Alfred Lela dhe Miliam Zeka u përplasën në studion e “Top Story” gjatë diskutimit për Partinë Demokratike, që tashmë me vendimin e Apelit, është zyrtarisht në duart e Sali Berishës.
Lela e akuzoi Zekën “një Nostradamus të palexuar nga Ferizaj”. I acaruar me këtë koment, Zeka iu drejtua analistit “për gazetari, analizë, këpuca ime e ka GPS 360 gradë mbi trurin tënd”.
Debati në “Top Story”:
Lela: Kanë parë që SPAK-u është i pëlqyeshëm në publik dhe kanë thënë po pëlqejmë edhe ne SPAK-unë se ndoshta bëhemi të pëlqyeshëm, pra kanë munguar në aurën publike
Iljazaj: Drejt me thënë, ky është i vetmi qëndrim politik i mirë
Rakipllari: I vetmi qëndrim
Iljazaj: Tani politika bëhet edhe duke ndjekur sondazhet
Zeka: Është e dhimbshme kur asnjë deputet i Parlamentit nuk e thotë të vërtetën, as nga pozita, as nga opozita: që vlera e Komisionit Antikorrupsion është e barabartë me zero. Në asnjë vend të Ballkanit, nuk ndodh që Parlamenti të kontrollojë qeverinë. Unë kam qenë dy vite deputet dhe ne na merrte shefi e kryeministri në telefon: voto këtë, bëj atë. Jepte urdhra, i vetmi rebel kam qenë unë. Madje na merrte në banjo në bodrum
Duma: Shumë demokratik paskeni qenë
Zeka: Sikur ju këtu
Duma: Ku ekziston të të marrë kryetari për këtë çështje në Shqipëri
Zeka: Komisioni Antikorrupsion është zero dhe bashkësia ndërkombëtare ka një saç të nxehtë 500 gradë, që ia lëshon në kokë vetëm Edi Ramës. E dyta, kjo opozita e shkretë, e mjerë, që nuk ka asnjë kauzë, marrim RAI3 për kauzë. Këta harrojnë që në kohën e Sali Berishës, këtu u është nënshtetësia shqiptare 400 terroristëve nga vendet islamike dhe ka ardhur CIA amerikane, i ka arrestuar në 3 të natës dhe i ka çuar në Guantanamo. Këta harrojnë që në qeverinë e Berishës, Shqipëria ka qenë 70 miliardë vlera e armatimit, në krahasim me Jugosllavinë që ka qenë 40 miliardë. I ka bërë copë copë këta për Gërdecin.
Lela: Kthehu te tema aman. Thoshte Giulio Andreotti që në Itali më akuzojnë për çdo gjë, përveç luftrave punike sepse kishin ndodhure në kohën e Romës, edhe ti këtë ishe duke bërë tani. Vetëm për betejën e Kaçanikut nuk e akuzove Berishën
Zeka: Mbaje mend, do të flasim në vitin 2025, se vetëm ne i bëjmë aktakuzën vetes. Por ju nuk mund të thoni sot ndryshe, nesër ndryshe. Vetëm po të merrni akuzat që Berisha dhe Meta i kanë bërë njëri-tjetrit, ata hyjnë në burg. Ju nuk jeni në terezi të Zotit, Edi Rama po tallet me ju, po bën humor me ju.
Lela: Një problem kam me analizën politike të llojit tuaj, është Nosatradamus pa lexime
Zeka: Vazhdo ti, vazhdo me RAI3
Lela: Jo po do ta mësoj nga Ferizaj gazetarinë, po sigurisht mo nga Torino e Milano, çfarë janë këto përralla tani
Zeka: Kujt po i thua nga Ferizaj
Lela: Po ty po të them
Zeka: Ti je foshnje për mua, unë e kam kryer shkollën në Suedi, ti e ke kryer në qenefat e Tiranës. Ti me mua… për gazetari, analizë, këpuca ime e ka GPS 360 gradë mbi trurin tënd.
Lela: Prapë Nostradamus pa lexime mbetesh
Zeka: Leri ti Kaçanikun dhe Ferizajn, shaj shaj
Leka: Nostradamusit nuk i shkon acarimi
Zeka: Çfarë ka thënë RAI3 Edi Ramës që nuk e kemi thënë ne
Lela: Çfarë ke thënë ti, ti po i bën fresk Edi Ramës, sot e përnatë
Zeka: A do ta shaj Edi Ramën deri në mëngjes?
Lela: Është marrëzi kjo, ti je gazetar që i bie pakicës, lavdëron qeverinë
AlbaniaWeb.net