“Tronditet” Gjermania, ylli i Bayern Munich humbet Evropianin, Nagelsmann thërret Can
48 orë përpara startit të “Euro2024”, Gjermania humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm, Aleksander Pavlovic. Mesfushori 20-vjeçar ka shfaqur një shqetësim në bajame duke e bërë të pamundur prezencën e tij në Evropian.
Julian Nagelsmann ka vendosur të thërrasë Emre Can, mesfushorin e B.Dortmund, për të zëvendësuar Pavlovic. Can është nisur menjëherë drejt grumbullimit për t’iu bashkuar ekipit përfaqësues.