Euro 2024/ Sfida hapëse, i besohet gjyqtarit të mirënjohur francez
Do të jetë gjyqtari i mirënjohur francez, Clement Turpin, ai që do të vendosë drejtësi, në sfidën hapëse të Euro 2024, mes Gjermanisë dhe Skocisë, e cila do të lyhet ditën e premte, 14 Qershor, ora 21, në Mynih.
Do të jetë e gjitha një trup franceze gjykimi, ku Turpin do të asistohet nga Nicolas Danos dhe Benjamin Pages. Gjyqar i katër François Letexier, ndërkohë në VAR do të jetë Jerôme Brisard.