Zyrtare, Tirana rikthen sulmuesin, vjen firma
Aldi Gjumsi është rikthyer te Tirana. Konfirmimi ka ardhur nga klubi kryeqytetas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së verës, duke rikthyer në shtëpi sulmuesin Aldi Gjumsi! Sulmuesi 22-vjeçar do të jetë zyrtarisht futbollisti më i ri bardh’ e blu, duke u rikthyer aty ku hodhi hapat e parë si futbollist.
Klubi i uron mirëseardhje Gjumsit dhe sa më shumë suksese me fanellën bardh’ e blu!”, shkruan klubi. Tirana synon që të fitojë titullin në sezonin e ardhshëm.
(J.S/)