Sota nuk kthehet te Partizani, të kuqtë planifikojnë miqësore me “europianët” e Maqedonisë së Veriut
Partizani kreu dje stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Konferencës, teksa disa ditë më pas do të mësohet edhe kundërshtari i raundit të parë.
Trajneri Orges Shehi vijon ta ketë të reduktuar skuadrën. Mba, Maget, Mensah dhe Sembene duhej të kishin mbërritur, por nuk e kanë bërë ende, teksa Bintsuka, Buxhelaj dhe Preka kanë qenë të angazhuar me kombëtaret dhe janë të justifikuar. Keko dhe Maget, që janë në dyshim për një largim të mundshëm, vijojnë të jenë pjesë e ekipit.
Partizani është izoluar në raport me mediat edhe në këtë start të përgatitjeve për arsye që mbeten enigmatike. Sakaq, as Eljon Sota nuk i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe tashmë mund të quhet lojtar i lirë.
Në ditët në vijim të kuqtë do të udhëtojnë drejt Pogradecit, ku deri më tani kanë programuar dy miqësore kundër skuadrës së Strugës më 24 korrik dhe tetovarëve të Shkëndijës më 3 korrik.