Lancohet kënga më e veçantë nga bab e bir, Gjiko dhe Zëri
Prej ditësh artisti i njohur Gjiko ka paralajmëruar se së shpejti do të lanconte një projekt muzikor tepër të veçantë për të. Kjo për arsye se do të ishte një bashkëpunim me birin e tij të vogël Zërin.
Sakaq, kanë kaluar vetëm pak momente që nga lancimi i këngës, që mban titullin “Baby Shark”, me një tekst të shkruar nga vetë këngëtari.
Rikujtojmë që pasditen e djeshme Gjiko zbuloi një pjesëz të këngës të cilën e shoqëroi me komentin: “Nuk kishte kënaqësi më të madhe se sa me bashkëpunu me evladin.”
Por padiskutim një vëmendje të ndjekësve të tij e tërhoqi dhe komenti i bashkëshortes, Elita Rudi e cila shkruajti: “Dissi së shpejti nga Elita dhe Bota!”