Wed, Nov 27, 2024

Fati i PD-së, Babaramo: Berisha si Nano, do e drejtojë nga arresti, Bashës do i ngelet vetëm deputeti…

  • PublishedJune 12, 2024

Gazetari Ilir Babaramo ka analizuar në studion e Top Story se çfarë do të ndodhë me PD-në, pas vendosjes së fatit të vulës.

Ai tha se Berisha do e drejtojë PD-në nga arresti, njësoj si Fatos Nano dikur, ndërsa tha se nga kampi i Bashës ka pasur dy rryma, për krijimin e një partie të re dhe për bashkimin me Berishën.

“Vendimi i gjykatës ishte hapi i parë në procesin e gjatë të legjitimimit të opozitës. Hapa të tjerë, duhet të përcaktohet statusi juridik i zotit Berisha. Drejtësia duhet ta bëjë të qartë cili është fati i tij juridik se ende jemi të paqartë

Berisha do vazhdojë edhe më këtë status. Fatos Nano e ka drejtuar PS edhe nga Bënça, jo më ai që del çdo datë nga dritarja, ka mundësi komunikimi me të vetët. Mundet ta drejtojë edhe është duke e drejtuar.

Sinjalet që vijnë nga grupi i Bashës, ka pasur dy rryma. Ata që kanë konflikt personal me Berishën duan parti të re, pala tjetër ka thënë duhet të shkojmë ku është vula. Shumë gjasa tregojnë që do shkohet drejt procesit të përthithjes, qendra gravicionale e Berishës u forcua. Nëse do guxojnë të shkëputen këta të Bashës, nuk do krijojnë dot një grup parlamentar. Unë dyshoj se emri i Bashës ka për të qenë në listë zgjedhore”-u shpreh ai.

Ndërsa gazetari Nikollë Lesi u shpreh se Basha do të ngelë vetëm me Enkelejd Alibeajn.

 



AlbaniaWeb.net