Thu, Nov 28, 2024

Ndodh sërish, koncerti i Taylor Swift shkakton tërmet në Skoci

  • PublishedJune 13, 2024

Mijëra fansa të këngëtares Taylor Swift bënë që toka të lëkundet teksa brohorisnin dhe kërcenin në tre koncertet e saj në Edinburgh. Stacionet e monitorimit zbuluan aktivitet sizmik nga 6 km larg, shkruajnë mediat e huaja.

Turma prej 73,000 fansash i së premtes mbrëma arriti kulmin gjatë këngës ‘Ready For It?’. Swifties krijuan afërsisht 80 kW fuqi gjatë këngës, ekuivalente me rreth 6,000 bateri makinash.

Këngët ‘Shake It Off’ dhe ‘Cruel Summer’ bënë që toka të lëvizte më së shumti. Datat e mëparshme të turneut të Swift në Seattle dhe Los Angeles regjistruan ngjarje të ngjashme, me koncertin e saj në Seattle që gjeneroi aktivitet të barabartë me një tërmet 2.3 ballë.

Megjithatë ekspertët thanë se lëvizja e krijuar nga koncerti nuk kishte gjasa të ishte ndjerë nga askush tjetër përveç atyre në afërsi.