Fri, Nov 29, 2024

Sot pyeten audituesit e KLSH/ Opozita kërkon mos praninë e Ekonomit, rrëzohet kërkesa në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë

  • PublishedJune 13, 2024

Kërkesa e opozitës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për Koncesionet dhe Check up për mos praninë e njërës prej anëtareve Milva Ekonomi, u rrëzua me 8 vota kundër.

Opozita kërkoi mos praninë e Milva Ekonomit në mbledhje gjatë pyetjes së audituesve të KLSH, pasi përbën konflikt interesi.

Deputetja Ina Zhupa theksoi se “një nga anëtaret e komisionit në pozicionin e vet si drejtoreshë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka nënshkruar kontratë koncensionare me Saniservice për koncesionin e sterilizimit. Për sa kohë ne do të marrim në pyetje anëtarët e KLSH të cilët kanë audituar dhe i del emri në raport një nga anëtaret e komisionit, a duhet të qëndrojë anëtarja e komisionit dhe të marrë në pyetje ata që e kanë audituar në kohën që ka qenë drejtoreshë e fondit, pra a ka një konflikt interesi?”

Nga ana tjetër, Ekonomi tha se nuk është në konflikt interesi, pasi kontrata që ka nënshkruar si drejtoreshë e FSDKSH në vitin 2015 me një prej kompanive koncesionare “Saniservise”, ka qenë kontratë financiare.

Ekonomi tha se FSDKSH nuk harton kontrata dhe s’ka qenë në procesin e përzgjedhjes së kompanive dhe se në atë kohë nuk mbante mandatin e deputetes.

Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-Up në shëndetësi, do të zhvillojë sot disa seanca dëgjimore, me përfaqësues të KLSH dhe përfaqësues të nismës “Thurje” këtë të enjte.

1. Ora 11:00 – Bexhet Zeqiri

2. Ora 12:00 – Brunilda Zenelaj

3. Ora 13:00 – Eduard Stafasani

4. Ora 14:00 – Melina Kabo

5. Ora 15:00 – Semiram Jakupi

Ora 16:00 Nisma “Thurje”
Endrit Shabani, Panajot Soko, Artan Koni.



AlbaniaWeb.net