Jeni thirrur si person që keni dijeni apo si i paditur? Ja si përgjigjet Ilir Meta
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se nuk ka një padi ndaj tij në SPAK, pasi siç tha ai të gjitha veprimet që ka bërë kanë qenë transparente.
Në një konferencë për shtyp, Meta tha se në hyrje të SPAK-ut, i hoqën edhe çelësat dhe orën e dorës.
Keni bërë ndërhyrje estetike?
Nuk kam bërë ndërhyrje estetike. Për çdo shërbim shëndetësor që kam pasur, kam qenë brenda rregullave.
Kishit telefon në SPAK?
Isha pa telefon, sot më hoqën edhe orën, edhe çelësat. Pantallonat nuk mi heqin dot. Mund ti heqin vetë ata se janë modernë, dumdumanët janw si Katica e Maqedonisë. Ky është Katica e Shqipërisë.
U thirrët si i paditur sot?
Nuk ka çfarë të më padisin mua se veprimet e mia janë transparente.
Po nëse merret masë arresti ndaj Kryemadhit?
Nuk merrem me parashikimet. Edhe Sashën (macen) le ta arrestojnë. Gjithë shqiptarët do hedhin në kosh katicat.
Mendoni se po e rëndoni pozitën e Kryemadhit duke thënë se llogaritë i ka mbajtur ajo?
Nuk rëndoj asnjë pozitë dhe besoj se i ka mbajtur llogaritë sipas ligjit, për më tepër që ka pasur avokat e noter.
AlbaniaWeb.net