Fri, Nov 29, 2024

“Për veshi do i ngremë!”, Meta shpërthen me tone të larta ndaj SPAK dhe prokurorëve: Kush niset në betejë për të mos vdekur, s’fiton kurrë

  • PublishedJune 13, 2024

Ilir Meta ka dalë sërish para mediave me deklarata të fortë dhe tone të ngritura, duke sulmuar SPAK dhe prokurorët e këtij institucioni.

Meta tha se SPAK është institucion kriminal dhe se #do prokurori do të mbajë përgjegjësi, teksa shtoi se kjo është një betejë për jetë a vdekje.

“Sabotim i SPAK, SPAK institucion  kriminal, kundër kushtetutës, në vend që të ndalojë Rama dhe Veliaj, mban në presion e shantazh udhëheqësit e opozitës. Do japi llogari çdo prokurori i SPAK që fle mbi dosjet që janë atje. Për veshi do i ngremë, siç vajti McGonigal në burg do shkojnë dhe të tjerë. Në një betejë që dikush nuk niset për të vdekur, nuk fiton kurrë, dhe kjo është një betejë jetë a vdekje”, tha ai.

Kjo deklaratë vjen pas paraqitjes së tij këtë të enjte në SPAK.

 



AlbaniaWeb.net