Çfarë Duhet të Dini Rreth Helmimit me Safilokok nga Ushqimi?
Stafilokuku është një bakter i zakonshëm që gjendet në hundë dhe në lëkurë tek rreth 25% e njerëzve dhe kafshëve të shëndetshme.
Ky bakter është i aftë të prodhojë shtatë toksina të ndryshme dhe shpesh është edhe shkaku i helmimit nga ushqimi.
Më së shpeshti transferohet tek produktet ushqimore si qumështi dhe djathi përmes kontaktit nga punonjjësit e infektuar.
Helmimi nga ushqimi me Stafilokok, zakonisht nuk është kërcënues për jetën. Shumica e rasteve me këtë infeksion nuk kërkojnë trajtim sepse gjendja përmirësohet vetvetiu.
Se cilat janë shkaqet dhe se si mund ta parandaloni ose trajtoni infektimin nga ky bakter, AgroWeb.org ju fton ta zbuloni më poshtë.
Shkaqet e helmimit me stafilokok nga ushqimi dhe trajtimi.
Helmimi me Stafilokok me anë të ushqimit shkaktohet nga produktet ushqimore që janë të kontaminuara.
Stafilokoku ka një tolerancë të lartë ndaj kripës, dhe mund të rritet në lloje të ndryshme mishi, e gjithashtu edhe tek produktet e qumështit.
Shkaku më i zakonshëm i kontaminimit të ushqimit është përmes punonjësve të cilët që mbartin këtë bakter.
Toksinat që prodhojnë bakteret janë rezistente ndaj nxehtësisë dhe nuk mund të shkatërrohen gjatë gatimit.
Pasi ushqimi është kontaminuar, bakteret fillojnë të shumohen.
Ushqimet që kërkojnë shumë trajtim dhe ruhen në temperaturën e dhomës kontaminohen më shpesh me stafilokok.
Ato mund të jenë sanduiçet, ëmbëlsirat, sallatat që përmbajnë ton, pulë ose proshutë, mishi i prerë në feta etj.
Në shumicën e rasteve infektimi me stafilokok nuk kërkon kujdes mjekësor dhe shpesh trajtohet me pushim dhe lëngje.
Por nëse sëmundja zgjat më shumë se tre ditë, ose nëse nuk jeni në gjendje të pini lëngje të mjaftueshme për të parandaluar dehidratimin, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.
Stafilokoku mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët e vegjël, foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit që kanë HIV.
Për shkak se ndërlikimi më i zakonshëm është dehidratimi, mund të kërkohet trajtim që përfshin lëngje intravenoze.
Në raste të rënda, ju mund të shtroheni në spital, në mënyrë që të parandalohen komplikimet e mundshme.
Simptomat e helmimit
Simptomat nga helmimi mund të shfaqen me shpejtësi, ndonjëherë në vetëm 30 minuta pasi keni ngrënë ushqimin e kontaminuar.
Por zakonisht duhen deri në gjashtë orë që simptomat të zhvillohen.
Ato përfshijnë:
- diarre
- të vjella
- ngërçe në zonën e barkut
Si mund të parandaloni infektimin nëpërmjet ushqimit?
Për të parandaluar helmimin nga ushqimi dhe përhapjen e baktereve, këshillohet të merrni masat e më poshtme:
shmangni qumështin e pasterizuar
lani duart dhe thonjtë tërësisht para gatimit, ngrënies ose servirjes së ushqimit
pastroni rregullisht sipërfaqet ku gatuani
ruajini ushqimet e nxehta në temperatura mbi 60˚C dhe ushqimet e ftohta nën 4˚C
mos përgatisni ushqim për të tjerët nëse keni plagë në duar ose kyçe./AgroWeb.org