De La Fuente: Jemi Spanja, dëshirojmë të shkojmë në finale
Në prag të sfidës së parë mes Kroacisë dhe Spanjës, në konferencën për shtyp u prezantua përpara gazetarëve edhe tekniku i “La Roja-s”, Luis de la Fuente.
“Duhet të hyjmë në fushën e lojës me mentalitetin e duhur, jemi gati për të “luftuar” për gjëra të rëndësishme. Dëshirojmë të mbërrijmë në finalen e 14 Korriku, por kujdes këtë objektiv e kanë edhe shumë skuadra të tjera”, theksoi ndër të tjera tekniku spanjoll.