Wed, Nov 27, 2024

Begaj niset drejt Zvicrës, do marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën

  • PublishedJune 15, 2024

Presidenti Bajram Begaj është nisur ditën e sotme drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet më 15-16 qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës.

Samiti do të bazohet në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

Presidenti Begaj do të jetë në këtë samit krahas personaliteteve më të larta të botës.



AlbaniaWeb.net