Wed, Mar 19, 2025

“Futbolli i paparashikueshëm”, Bajko në “Euro 24”: Kemi shanset tona, të lëmë mënjanë emocionet

  • PublishedJune 15, 2024

I mirënjohuri Neptun Bajko, i ftuar në News 24 në “Euro 24”, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, dha mendimin e tij për ndeshjen Shqipëri-Itali (Euro 2024).

“Emocionet janë të mëdha, në veçanti për trajnerin. Unë e shikoj një lodhje, që të shoqëron deri në momentin që fillon ndeshja. Emocione kanë të gjithë, por nuk duhet të mbysin ndjenjën e të qënurit të saktë.

Futbolli është i bukur, i veçantë. Nuk është një lojë logjike. Asnjëherë nuk i dihet. Mund të ketë skuadër jo pretendente, por që mund të të bëjë dëm. Ka të bëjë shumë funksionimi i lojës, ne duhet të luajmë në bllok” – Tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net