I adhurojnë në Serie A, tifozët shqiptarë presin me vërshëllima lojtarët e Italisë
Atmosfera mahnitëse vazhdon në “BVB Stadion”, aty ku Shqipëria do të ndeshet me Italinë.
Pas një pritje madhështore për lojtarët kuqezi, tifozët shqiptarë rezervuan dhe diçka për lojtarët italianë, të cilët i adhurojnë në Serie A.
Kur futbollistët e Italisë zbritën në fushë për nxehjen, vërshëllimat filluan nga shkallët e stadiumit, për t’i vënë nën presion përpara ndeshjes.
AlbaniaWeb.net