Sun, Nov 24, 2024

“S’njohim rezultatet në ato qendra ku janë vënë komisionerë të paligjshëm”, Berisha: Ka dyshime të forta se është ndërhyrë në pajisjet e votimit elektronik

  • PublishedMay 23, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ka dyshime të forta se është ndërhyrë në pajisjet e votimit elektronik për zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij para Kryesisë, Berisha tha se këto dyshime duhen faktuar, ndërsa duke iu referuar ekspertëve, ai tha se pajisjet elektronike nuk ishin të sigurta.

“Ne nuk mund të çedojmë para kësaj situate. Jo! Po marr zonat e votimit elektronik. Është opozita ajo që duhet të jetë e interesuar për votimin elektronik, por faktet e shumta janë mbledhur dhe po mblidhen. Një informacion që kemi është 100% i sigurt. janë përdorur si militantë të PS operatorët që rrinin për të ndihmuar dhe asistuar zgjedhësit. Ata funksionuan si pjesë e aparatit të partisë Socialiste. Ka qendër në të cilën një operator në kundërshtim me të gjitha ligjet mund të ketë sheqeruar dhjetëra herë ata që votonin. Ka qendra ku është përdorur shoqërimi si rrugë kryesore për të diktuar votimin dhe jo pak. Këto janë të dokumentuara, por ka dyshime të forta se është ndërhyrë në algoritmin e makinerive.

Natyrisht dyshimet duhen provuar. Se të themi që është ndërhyrë, duhet ta faktojmë, se nuk mund ta themi. Por ka dyshime se është ndërhyrë në alogrimin e tyre. Ekspertë të fushës, me njohuri në këtë fushë, konfirmojnë se këto makineri kësaj radhe nuk kanë qenë të sigurta. Ekspertët kanë bërë sugjerime te tyre se si këto makineri mund të bëhen të sigurta. Pra, ata kanë bërë konstatime dhe thonë se nuk kanë qenë të sigurta. Sidoqoftë ne do të ndjekim deri në fund çdo shkelje ligji dhe dhunim të votës. Nuk mund ta njohim ne kurrë rezultatin e zgjedhjeve, të dominuar nga komisionerë të paligjshëm në qendrat e votimit. Jo!”, tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha ritheksoi se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit nuk do të njihet nga opozita, pasi sipas tij ishin të dominuara nga komisonerë që u vendosën nga kryeministri Edi Rama, në kundërshtim me ligjin.

“Nuk mund të njohim ne kur rezultatin e zgjedhjeve të dominuara nga komisionerë të paligjshëm në qendrat e votimit. Aty ku Edi Rama ka vendosur komisionerë në kundërshtim me ligjin, që të gjitha sado që të jenë ato, do të kundërshtohen dhe nuk do të pranohet rezultati i tyre. Kjo përbën shkeljen më flagrante. Nuk mund të pranohet asnjë rezultat në terror, nuk do të mund të pranohet një proces në të cilin 870 mijë votues morën bonus me para. Kjo është një piramidë mashtrimi, piramidë blerje vote. Degët, kandidatët he kryetarët kanë dorëzuar këto ditë, qindra dokumente, filmime, deklarata, fotografi dhe të tjera. Një raport serioz do të hartohet për këtë situatë. Me përfundimin e kësaj faze do të nisë faza e dytë, që do të jetë analiza e të gjithë veprimtarisë tonë, me përgjegjësinë dhe me transparencën më të madhe. Një analizë siç u takon ta bëjnë atyre që janë në një mision shumë të vështirë. Kjo analizë do të bazohet në statutin e lirë siç e kemi thënë. Mendoj që është e domosdoshme që të bëjmë gjithçka për të dokumentuar çdo faktor, çdo ndërhyrje që ka ndikuar në këtë proces, në këtë mega-aferë të Edi Ramës. Por çfarë u bë me 1.3 mln qytetarë që iu ndryshua qendra e votimit. E keni dëgjuar këto ditë të flitet për Doshin në studion televizive. Ua ka blerë gjuhën siç ua ka blerë. Por nuk është çështja vetëm Doshi, por Rama. Paratë nga Rama shkojnë te Doshi, nga Doshi shkojnë tek vota. Pra askush nuk flet për këtë. U rikthye skema e vitit 2001, e njohur kjo për të përjashtuar zgjedhësit nga zgjedhjet.  Përballë kësaj propagandë mafioze ne duhet të qëndrojmë më të fuqishëm se kurrë. Ne duhet të qëndrojmë edhe më fuqishëm në çdo studio, për të mbrojtur të vërtetën”, u shpreh më tej ish-kryeministri Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.