Buffon “duartroket” Donarumman: Pritje vendimtare, një gol i Manajt do komplikonte gjërat
Donarumma ishte protagonist në fitoren 2-1 të Italisë ndaj Shqipërisë, teksa me devijimin e tij, i mohoi golin Rei Manajt. Gjithsesi, në mënyrë të çuditshme arbitri nuk e konsideroi goditje këndi. Rreth pritjes vendimtare të portierit axurr ka folur shefi i delegacionit të Italisë në Europian, Gigi Buffon.
“Janë të shumta pritjet e Donnarummës si ajo ndaj Manajt, madje ka bërë edhe ndërhyrje më të vështira. Ishte një pritje shumë vendimtare. Sepse nëse Shqipëria do të shënonte nuk do të kishim më kohë dhe hapësira për të reaguar” – tha ai.
(J.S/)