Wed, Nov 27, 2024

Pse u prish raporti me Noizyn? Rrëfehet Mozzik

  • PublishedJune 16, 2024

I ftuar në poscastin e Burim Pacollit së fundmi, ka qenë rap-artisti i njohur Mozzik, i cili ka folur për jetën e tij profesionale dhe atë personale.

Në një pjesë të intervistës ai u ndal te raporti me Noizyn. Ai u shpreh se bashkëpunimi me Noizyn ka qenë i mrekullueshëm mirëpo shprehet se akoma nuk di gjë pse ka ndodhur prishja e raportit të tyre po ashtu deklaron se as për fshirjen e këngës nuk ka asnjë ide.

Bashkëpunimi me Noizyn ka qenë i mrekullueshëm. Për fshirjen e këngës nuk di gjë. Aq sa di ti di dhe unë. Krijohet një raport vetëm prej njërës palë. Secili e ka një arsye, por unë nuk i kuptoj. Kushdo që ka bashkëpunuar me mua e ka numrin tim. Mund të më gjejë në Instagram.

Më kontakto nëse ke diçka me mua, jo të më sulmosh në mediat sociale se nuk e shoh të drejtë. Po bën diçka për të cilën unë nuk di gjë. Më ka ndodhur shpesh që vetëm të shoh veten në Story e mos të di asgjë. Dhe akoma s’di.”