Tue, Nov 26, 2024

Loredana në vargun e këngës së Ledrit, por ç’thotë Mozzik për këtë?

  • PublishedJune 16, 2024

Bashkëpunimi i Mozzik dhe Ledrit “Boom Boom” ka qenë një prej projekteve muzikore më të pëlqyera për publikun shqiptar.

Mirëpo nuk zgjati shumë dhe marrëdhënia e dyshes u prish. Madje fansat vunë re se nëpër projektet muzikore që dy artistët në fjalë kanë nxjerrë në treg, mund të kenë qenë diss-e për njëri-tjetrin.

Rikujtojmë një varg në hitin “Paranormal” të Ledrit ku artisti thotë: “I like Lori Hoxha and Loredana.N’rreth me m’u sill njizet fustana.

Për këtë është pyetur dhe Mozzik ku gjatë intervistës së tij në podcastin e Burim Pacollit artisti është shprehur:

Nëse e sheh të nevojshme personi në fjalë… Ledri është super djalë. Unë e njoh si djalë të mirë. Kam ngrënë, kam pirë me të, e kemi fjetur në një shtëpi. Kam parë një distancë…njerëzit i krijojnë raportet siç duan vetë. Unë nuk kam pasur beef me asnjë reper, ata kanë pasur me mua. Njerëzit që nuk i kanë të gjitha, kapen me ata që i kanë të gjitha.