Tue, Nov 26, 2024

ATLETIKË/ Garoi e vetme, Gega: U futa për t’i dhënë pikë skuadrës

  • PublishedJune 16, 2024

Ndonëse një sportiste e niveleve botërore, Luiza Gega, e respektoi kampionatin kombëtar me prezencën e saj, duke garuar madje edhe e vetme. Kampionia e madhe e atletikës shqiptare e pranon se në këtë aktivitet konkurroi për të bërë stërvitje dhe për t’i dhënë pikë skuadrës së saj, Tiranës.

“Mora pjesë në dy gara për të bërë një stërvitje dhe t’i jap pikët klubit. Duke qenë se janë gara pa konkurrencë, nuk kam ndonjë synim tjetër. Sa i përket atletëve të rinj, mendoj se gjatë 5-vjeçarit të ardhshëm të dyfishohet numri i atletëve, duke qenë se numri i të rinjve është shtuar dhe do të jenë furnizuese edhe të ekipeve. Po shoh që ka edhe talente, të cilët kanë brumë për disiplina të ndryshme, ku shpresoj që të rritet edhe niveli me konkurrencën”, u shpreh Gega për aktivitetin e këtyre dy ditëve.

Kujtojmë që Luiza Gega është e kualifikuar me normë edhe në Lojërat Olimpike që do të nisin muajin e ardhshëm në Paris.

AlbaniaWeb.net