A duhet të ketë dorëheqje pas humbjes së 14 majit? Topalli e shtyn për në 2025: Në zgjedhjet politike po!
TIRANË
Ish-kryetarja e Kuvendit dhe njëkohësisht anëtarja e Kryesisë së Berishës, Jozefina Topalli deklaroi sot se opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit, duke iu referuar Lulzim Bashës.
Topalli u pyet para mbledhjes së kryesisë në selinë e PD për humbjen dhe nëse duhet të ketë dorëheqje.
Znj. Topalli kush është përgjegjës për humbjen e thellë më 14 maj?
E para, këto nuk ishin zgjedhje. E dyta, pushteti nuk do ndalet. E treta, opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit.
A duhet të ketë dorëheqje?
Në zgjedhjet politike po.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–