Sun, Nov 24, 2024

“Çalon” Shqipëria, sulmuesi dëmtohet para sfidës me Kroacinë

  • PublishedJune 16, 2024

Sulmuesi kuqezi, Jasir Asani u dëmtua në ndeshjen ndaj Italisë, duke shqetësuar jo pak trajnerin Sylvinho. Asani ka shfaqur probleme në këmbën e majtë dhe për konfirmime të tjera, do na duhet të presim.

Tifozët shpresojnë mos jetë asgjë serjoze, pasi në të kundërt do të kishim të bëjmë me një humbje të madhe në prag të takimit të dytë të Europianit ndaj Kroacisë.

Kuqezinjtë po përgatiten ndeshjen e radhës, atë kundër Kroacisë të mërkurën në orën 15:00 në Hamburg. Veç këtij dueli, Shqipëria ka edhe përballjen e fundit në Grupin B kundër Spanjës më datën 24 qershor në Dusseldorf.