Sat, Nov 23, 2024

Zbuluan që do bëhen me vajzë, Sara Gjordeni: Kam dashur djalë gjithë jetën

  • PublishedJune 17, 2024

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Sara Gjordeni ka treguar në “She’s on top” emocionet pasi zbuloi se do bëhej nënë e një vajze.

Ajo shprehet se gjatë gjithë jetës ka dashur që të jetë nëna e një djali, por kur pa Bardhin që kishte aq shumë dëshirë të kishte një vajzë, filloi dhe asaj t’i hynin në qejf vajzat dhe u emocionua shumë kur zbuluan gjininë.

Unë kam qenë duke u dridhur gjatë gjithë kohës, gjithë jetën kam dashur të jem mami i një djali, por ditët e fundit më dilnin vetëm video me vajza të vogla në Instagram dhe Bardhi thoshte ta kem një vajzë dhe do shkrihem pas saj. Do ti që më hynë në qejf dhe gocat. Më shumë jam emocionuar unë kur pash rozën tek ngjyra e tortës sesa Bardhi që donte goca që nga fillimi. Bardhi vdiste për një vajzë të vogël, mezi e priti”