Mes thashethemeve për divorc, ja urimi i ngrohtë i Jennifer-it për Ben Affleck
Kohëve të fundit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë qenë në qendër të mediave teksa është përfolur për një ndarje mes çiftit. Sakaq, Jennifer, orët e para të mëngjesit i ka uruar bashkëshortit të saj “Ditën e Babait”.
Këngëtarja Jenny From The Block ndau një foto të Benit nga filmi i tij aksion Pearl Harbor i vitit 2001 teksa e “lavdëroi” atë në këtë ditë të veçantë.
“Heroi ynë”, ka shkruar ajo së bashku me një emoji me zemër të bardhë. “Gëzuar Ditën e Babait”, shtoi ajo.
Jennifer dhe Ben nuk kanë asnjë fëmijë së bashku, por ata kanë fëmijë të tyre nga martesat e mëparshme – këngëtarja ka binjakë me ish-burrin Marc Anthony ndërsa Affleck ka tre fëmijë me ish-gruan Jennifer Garner .
Çifti, i cili u martua në vitin 2022, ka qenë në qendër të thashethemeve për ndarje së fundmi.