Tue, Nov 26, 2024

Theu masën e sigurisë dhe shpërndante kanabis, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

  • PublishedMay 23, 2023

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 39-vjeçarin E.O., pasi theu masën e sigurisë dhe gjithashtu u kap duke shpërndarë kanabis.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI:

DVP Vlorë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të shpërndarë doza kanabisi, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. O., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, duke dalë jashtë banesës së tij, me qëllim shitjes e dozave të lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.