Hamsik i thur lëvdata Calzona-s: Më kujton Sarrin tek Napoli
Marek Hamsik do të ndjek kombëtaren e tij për herë të parë nga televizori. Ish mesfushori dhe kapiteni i kombëtares sllovake, flet për kombëtaren e tij në prag të sfidës me Belgjikën, e vlefshme për Grupin B.
“Më befason mënyra se si trajneri i motivon lojtarët, ai përzgjedh gjithmonë fjalët e duhura, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Taktikisht për mënyrën se si e vendos skuadrën, më ngjason shumë me Maurizio Sarrin tek Napoli. Më pëlqen gjithashtu që kjo skaudër nuk mendon të luajë vetëm për t’u mbrojtur”, theksoi ndër të tjera Hamsik.