Goli i Bajramit ndaj Italisë, gazetari gjerman: S’kam përjetuar kurrë një brohorimë si ajo e shqiptarëve
A ishte kjo brohoritja më e fortë e vitit?
Në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian kundër Italisë, kombëtarja shqiptare arriti diçka shumë të veçantë. Edhe pse në fund shqiptarët humbën 2-1, rekordi i golit më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në një kampionat europian, nuk do të harrohet lehtë.
Pas një gabimi në rivënie të italianit Dimarco, shqiptari Nedim Bajrami kaloi në avantazh pas vetëm 22 sekondash.
Gjithashtu rekord ishin edhe brohoritjet nga tifozët shqiptarë.
Në edicionin e së dielës të Stammplatz, podkasti i përditshëm i futbollit i BILD, reporteri Phillip Arens përshkruan përshtypjet e tij nga skenat që u zhvilluan pas golit të parë të shqiptarëve.
“Një festë e tillë goli? Nuk mbaj mend të kem përjetuar ndonjëherë diçka të tillë. Gjithçka u shemb këtu! 50 mijë shqiptarë në stadium, këtë duhet ta imagjinoni. Thuhet se në qytet kishte rreth 100 mijë shqiptarë. Mbeta pa fjalë.”
Kështu festohet një gol rekordi. /BILD/