Dedikimi misterioz i Chiara Ferragnit: Do të doja të ishe këtu
Chiara Ferragni po vijon jetën pas ndarjes nga Fedez. Në Instagram, sipërmarrësja ka treguar se ka nisur pushimet nën shoqërinë e miqve, përfshirë mikun e saj më të mirë, Angelo Tropea që e shoqëron gjithmonë.
Mbrëmjen e së kaluar, Ferragni postoi në Instagram një foto të një perëndimi nga Capri me një dedikim misterioz: “Do të doja të ishe këtu”.
Nuk ka asnjë referencë, por thashethemet po qarkullojnë duke aluduar se mund të jetë një dedikim ndaj Andrea Bisciotti, ortopedi 31-vjeçar toskan.
Mirëpo përflitet se ajo mund të jetë në lidhje me Tony Effe, ish-miku i Fedez. Sipas asaj që raportojnë disa persona pranë saj, dedikimi do të ishte për të.