Shorti i Champions/ Ballkani me fat, rival i fortë për Egnatian, Struga “peshkon” një skuadër sllovake
Sot u hodh shorti i Champions League, në kuadër të turit të parë para-eliminator. Kampionët e Shqipërisë, Egnatia do të sfidojnë boshnjakët e Borac Banja Luka, në dy duele që pritet të jenë tejet interesante.
Një kundërshtar i lehtë në letër për Ballkanin e Ilir Dajës. Skuadra nga Suhareka do masë forcat me Santa Colomën (Andorra).
Struga ka një rrugë mjaft të vështirë përpara, pasi goglat rezervuan sllovakët e Slovan Bratislava. Deçiç, ekipi shqiptar i Malit të Zi sfidon The Neë Saints, skuadër kjo nga Uellsi.
Shorti:
Slovan Bratislava- Struga
New Saints-Decic
Borac Banja Luka-Egnatia
Ballkani-Santa Coloma
(J.S/)