“Italia nuk na lejoi të sulmojmë”, Sylvinho: E kemi studiuar Kroacinë
Në prag të sfidës me Koracinë, në konferencë për shtyp u shfaq trajneri i kuqezinjve, Sylvinho. Trajneri ka komentuar edhe ndeshjen e parë atë me Italinë, ku u shpreh se ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe nuk lanë hapësira për të sulmuar. Mirëpo për ndeshjen e radhës me Kroacinë premton një rezultat pozitiv teksa u shpreh se i kanë studiuar dhe se kanë lojtarë cilësorë.
“Mund të flasim për lojtarët individualisht më vonë. E kemi studiuar Kroacinë. Ndeshja e parë me të vërtetë ka përfunduar 3 me 0, por kanë luajtur shumë mirë, i kanë hapur shumë punë Spanjës, pavarësisht se këta në 29 minutat shënuan golat që i duheshin, por Kroacia ka cilësi shumë të larta, kanë aftësi pasimi, aftësi krijimi loje. Nuk mund të themi Spanja fitoi 3 me 0 dhe ishte një fitore e lehtë, e keni parë ndeshjen vetë dhe e dini çmund të bëjë Kroaci.
Është një vështirësi e madhe të luash përballë këtyre lojtarëve. Megjithatë edhe këtu kemi lojtarë shumë të mirë, kapiteni ynë ka fituar Europa League. Kemi lojtarë shumë të mirë, kemi Asanin, Asllanin, Brojën. Kemi luajtur mirë kundër Italisë. Kemi përzierje të mirë, kemi lojtarë me përvojë e të rinj. Shkojmë fuqishëm drejt së ardhmes.
Nuk është se nuk e kemi sulmuar Italinë, ata nuk na lejuan ta bëjmë. Ata dinë të bllokohen shumë mirë. Patën fillimisht 3-4 mbrojtës e më pas 5 të tillë. Kishim një pasim fantastik nga Asllani në fund, por kaq, ata u mbrojtën shumë mirë dhe në fund mënyrë si Jorginho e Barella kanë drejtuar lojën janë pikërisht mënyra sesi mund të fitosh këtë kompeticion. Ata janë lojtarë të mëdhenj, që kanë fituar Serie A e kanë shkuar deri në finalen e Champions League, por i tillë është ky komepticioni. Ne mund të arrijmë shumë, mund të shkojmë larg, por natyrisht që kemi rrugë para e në bazë të kësaj themi që kemi bëri një lojë të mirë. Ne shënuam, por e përmbysën rezultatin shpejt”, u shpreh tekniku brazilian