Fri, Nov 29, 2024

EURO 2024/ Informacione të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Kroaci – Shqipëri në stadiumin e Hamburgut

  • PublishedJune 19, 2024

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Një takim shumë i rëndësishëm në stadiumin “Volksparkstadion” të  Hamburgut që sërish pritet të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë që do të mbështesin nga afër kuqezinjtë.

Njëjtë si në sfidën e parë ndaj Italisë në stadiumin e Dortmundit edhe në  “Volksparkstadion” të  Hamburgut dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes.

Gjithashtu procedura për t’u futur në stadium do të jetë e njëjtë. Mos harroni që biletat ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve të stadiumit. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj.

Ndeshja2
Ndeshja2
Ndeshja3
Ndeshja3

Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA. Për të shmangur çdo lloj problem dhe penalizimi të gjithë tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj) si edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Ndeshja4
Ndeshja4

Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në Fan Zone Heiligengeistfeld që gjendet në zonën e St. Pauli dhe në Public Viewing Heiligengeistfeld.

(AlbaniaWeb.net)

AlbaniaWeb.net