Shqipëria shpëton një pikë kundër Kroacisë, gazetari i News24 nga Hamburgu: Shanset e fundit luhen në Dyseldorf ndaj Spanjës
Gazetari i News24, Kristi Sejetllari në një komunikim të drejtpërdrejtë nga jashtë stadiumit të Hamburgut në Gjermani është shprehur se tifozët shqiptarët janë shfaqur tejet entuziastë pasi Shqipëria arriti të shpëtojë një pikë në çastet e fundit të sfidës me Kroacinë.
Ai shtoi se kualifikimi i Shqipërisë do të varet nga rezultati i sfidës së nesërme Itali-Spanjë, ndërsa gjithçka do të luhet në sfidat e ardhshme për kuqezinjtë e Sylvinhos.
Sipas tij nëse Spanja do të sigurojë kualifikimin me një fitore ndaj Italisë, kundër Shqipërisë andaluzët mund të luajnë me ekipin e dytë me qëllim shmangien e dëmtimeve.
“Ishte një ndeshje shumë emocionuese, kishim raste të pastra për të fituar në fund. Tifozët janë të entuziazmuar me takimin e sotëm. Paraqitja e kombëtares ka lënë një shije të mirë te tifozët.
Ndeshja e tretë luhet me kundërshtarin më të fortë në letër. Do shihet edhe ndeshja Itali-Spanjë, ndërsa në Dyseldorf do luhen shanset e fundit kundër një kombëtareje si Spanja. Nëse Spanja fiton me Italinë me Shqipërinë mund të përballet me një formacion të dytë dhe mund të mos mobilizohet në maksimum ndaj nesh. Kjo i jep shpresë ekipit kuqezi për një rezultat ndaj spanjollëve”, u shpreh ai.