Gjasula çon në festë 20 mijë kuqezinj në stadium e miliona të tjerë anembanë botës
Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 2-2 me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024. Dramë, emocione, një barazim drithërues ishte goli që shënoi Klaus Gjasula në minutën e fundit për t’i dhënë pikën e parë kuqezinjve në këtë Europian.
Rastet për gola të tjerë, ishin të shumtë nga kuqezinjtë me Asllanin dhe Manajn, por pa arritur ta çonin në rrjetë.
Megjithatë rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje të mrekullueshme çoi në festë 20 mijë kuqezinj në stadium e miliona të tjerë anembanë botës!
Kështu Shqipëria shkon në kuotën e një pike në grupin B, po aq sa edhe Kroacia.
REZULTATI:
KROACI 2-2 SHQIPËRI
Kramaric 74′, Gjasula (A.G) 76′ / Laçi 11′,
Gjasula 90+5′