Wed, Nov 27, 2024

Kushtetuesja rrëzon për “paqartësi në formulim” disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit

  • PublishedJune 19, 2024

Ndryshimet u ndërmorën në kulmin e protestës së deputetëve të duke synuar bllokimin e seancave plenare dhe masat e reja u përdorën më pas nga mazhoranca për të përjashtuar një dyzinë deputetë opozitarë.

mendon se disa prej dispozitave të reja mund të cenojnë parimin e demokracisë përfaqësuese, kanë paqartësi në formulim dhe janë joproporcionale.

Me këto argumente janë shfuqizuar disa dispozita në 65/1, i cili parashikon rastet kur merren masat disiplinore. Dispozitat e shfuqizuara lidhen me rastet kur një deputet penalizohet nga Kuvendi, por gjykata nuk ka prekur ën e përjashtimit, e cila nga 10 ditë u bë deri në 60 ditë me ndryshimet e reja.

Kështu, është shfuqizuar shkronja që parashikon penalizim deri në 60 ditë: “kur deputeti përdor dhunë ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të , punonjësve të shërbimit të seancave, të Gardës së Republikës ose punonjësve të medieve”.

Kushtetuesja gjykon se kjo normë ka “paqartësi“ dhe “ mund të çojë në arbitraritet në zbatimin e saj, pasi për të njëjtat shkaqe (dhuna ndaj deputetëve) është parashikuar nga i njëjti nen edhe masa displinore me 10 ditë përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose seancë plenare”.

Për paqartësi në formulim është shfuqizuar dhe dispozita që parashikonte ndëshkim, “Kur deputeti kryen veprime/sjellje që dyshohet se përmbajnë elemente të veprës penale, të parashikuara në Kodin Penal”.

Ndërsa, dispozita që parashikonte dënim 60 ditor për përsëritjen e sjelljes nga deputeti Kushtetuesja e gjykon se “është joproporcionale në drejtim të përshtatshmërisë dhe ashpërsisë së saj”.

Po ashtu në këtë nen është shfuqizuar dhe pika 9 që parashikonte që gjatë periudhës së zbatimit të masës disiplinore, deputeti ndalohet të kryente çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit.

Sipas , kjo përbën një masë të re disiplinore në kontradiktë me vetë titullin e këtij neni “masa e përjashtimit nga komisionet dhe seanca plenare”, duke parashikuar shtrirjen e masës edhe në veprimtari të tjera parlamentare, të cilat parashikohen të listuara në nenin 40 të Rregullores së Kuvendit.

bën të ditur se se të shqyrtonte çështjen në themel ka vendosur për juridiksionin e saj për të shqyrtuar atë, pasi kërkesa lidhej me autonominë rregullatore të Kuvendit.

“Në lidhje me themelin e çështjes Gjykata vlerësoi të shqyrtojë vetëm përmbajtjen e atyre dispozitave të kundërshtuara të Rregullores së Kuvendit, të cilat, për shkak të përmbajtjes së tyre, mund të cenonin parimin e demokracisë përfaqësuese dhe nuk përbënin rregullime të asaj , të cilat mbeten brenda autonomisë rregullatore të Kuvendit,” thuhet në njoftimin e saj.

Dispozitat e tjera të kundërshtuara nga opozita janë lënë në fuqi, pasi Gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk solli argumente kushtetuese në drejtim të cenimit të parimit të demokracisë përfaqësuese.