Sun, Nov 24, 2024

Papa Françesku miraton shpalljen e dy martirëve të tjerë shqiptarë, shkon në 40 numri i klerikëve

  • PublishedJune 20, 2024

Papa Françesku ka miratuar sot, shpalljen e dy martireve të tjerë shqiptarë duke e çuar në 40 numrin e klerikëve të vrarë për shkak të besimit të tyre. Lajmin e dha Kisha Katolike Shqiptare e cila bën të ditur se gjatë audiencës që dha Hirësia e Tij Kardinal Marcello Semeraro, Prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve,  Papa Françesku autorizoi të njëjtin Dikaster të shpallte Dekretet në lidhje me:

– Martirizimi i Shërbëtorit të Hyjit Luigi (i lindur Matteo) Palić në shqip Paliq, i shpallur Meshtarë i Urdhrit të Françeskan Minor; i lindur më 20 shkurt 1877 në Janjevë (Kosovë) dhe i vrarë nga urrejtja për fenë më 7 mars 1913 në Pejë (Shqipëri);

– martirizimi i Shërbëtorit të Hyjit Gjon Gazulli, prift dioqezan; i lindur më 26 mars 1893 në Dajç të Zadrimës (Shqipëri) dhe i vrarë në urrejtje ndaj fesë më 5 mars 1927 në Shkodër (Shqipëri)



AlbaniaWeb.net