Rama në Lezhë: Atentatin ndaj Salvatorit e besoi vetëm Berisha. Kur nisi fushata, i shkruante Ulsiut se…
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot turin e falënderimeve në lidhje zgjedhjet lokale të 14 majit.
Sot kreu i qeverisë ka qenë në Lezhë, ku ka përmendur edhe kandidatin Salvador Kaçaj dhe sulmin ndaj tij.
Rama tha se lajmi ishte krejtësisht një gënjeshtër dhe që një lajm të tillë e besoi vetëm ish-kryeministri Sali Berisha.
“Si ishte ajo puna e atentatit që i bënë Salvatorin, se çdo gjë e kisha imagjinuar, po se këta do tentonin të hiqnin qafe Salvatorin në autostradë se kisha parë as në ëndrrën më kurajoze, po që atentati i tyre dështoi dhe bashkinë e fituan pa pasur nevojë që të heqin qafe Salvatorin.
Kur nisi fushata, Salvatori i shkruante Ulsiut se kur do takohem me Ramën, i thoja kujdes mos të mashtron ty se unë nuk e takoj. Shkoi e mashtroi atë plakun, i tha donin me më vra”, tha Rama.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–