Mon, Nov 25, 2024

Fiks Fare/ Skena të tmerrshme, i mituri zhvesh, filmon dhe dhunon 5-vjeçarët

  • PublishedJune 20, 2024

Emisioni Fiks Fare solli skena të tmerrshme të një 13 vjeçari me fëmijë më të vegjël se ai, që i zhvishte dhunonte dhe xhironte.
Videot u gjetën në telefonin e të miturit nga e ëma e tij, e cila nuk jeton me të.

Rina Frroku, nëna e 4 fëmijëve të cilët me vendim gjykate i ka në kujdestari, mund të kujdeset vetëm për 3 prej tyre, pasi njëri rri me babain. Dhe pikërisht fëmija që nuk rri me nënën bën këto veprime.

Unë nuk mund ta marr djalin tim 13 vjeçar sepse nuk më lë I ati, ndërkohë ndaj këtij të fundit jam me urdhër mbrojtje sepse më kërcënon, djali ka sjellje dhune me të miturit, ka fjalor banal që kur nuk rri me mua” thotë Rina.

Nëna është e shqetësuar për sjelljen e të miturit këtë gjë ja ka bërë të ditur edhe përmbarimit edhe shërbimit social. “Kam shkuar në përmbarim që djalin ta marr sipas vendimit të gjykatës, por më thonë që nuk mund ta marrim me dhunë, djali është në presion nga gjyshja dhe babai, psikologia nuk e takon. Vetëm e kanë orientuar të shkojë te psikiatri “ thotë e shqetësuar e ëma e 13 vjeçarit.

Qindra mesazhe zanore u vunë në dispozicion të gazetarëve nga znj.Frroku, në të cilët ish bashkëshorti vazhdon ta kërcënojë dhe ofendojë në prezencë të djalit të mitur, e për pasojë bën të njëjtën gjë edhe ky i fundit.

Fiksi solli biseda të nënës së të miturit me punonjëset e shërbimit social ku këto të fundit shprehen se nuk kanë fuqi të bëjnë asgjë.

Ndërkohë Fiksi kërkoi një përgjigje të zyra e përmbarimi, përmbaruesi Taulant Muja sqaroi se fëmijën nuk e marrin dot me dhunë ndërkohë ka kërkuar ndihmën e shërbimit social. Muja sqaron se ka rekomanduar të miturin për vizitë me psikiatrin dhe këtë e ka bërë pas konsultës me punonjëset e shërbimit social.

Këto të fundit e mohojnë këtë gjë në takimin me gazetarët e Fiksit, madje nuk dinë as deri ku duhet të ndërhyjnë për rastin. “Nuk e dimë si do vijojmë me rastin, takime me psikologen djali nuk ka bërë sepse edhe kur kemi shkuar me përmbarimin dhe policinë mezi kemi hyrë në banesë pasi nuk lejohemi nga gjyshja dhe babai i të miturit, nuk e di me saktësi deri ku i kemi kompetencat ligjore” thotë punonjësja e Shërbimit Social, Koordinatore e Dhunës në Bashkinë Malësi e Madhe, Brisjana Vojvoda.



AlbaniaWeb.net