U ndëshkua me karton të verdhë, mesfushori i Spanjës mungon ndaj Shqipërisë
Mesfushori Rodri do të mungojë ndaj Shqipërisë, takim ky që do të luhet të hënën dhe që vlen për Europianin. Rodri u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Italisë, duke marrë kështu të dytin në këtë turne, çka do të thotë se ai nuk do jetë në sfidën e radhës.
Gjithsesi, pavarësisht kësaj mungese, alternativat në mesin e fushës te iberikët janë të shumta. 27-vjeçari i Manchester Cityt numëron 51 ndeshje me përfaqësuesen, ku ka realizuar 3 gola.
(J.S/)