Coppa America/ Messi hyn në histori: Jam i lumtur, do të vijojë të jap më të mirën
Lionel Messi u bë argjentinasi i parë në histori që luajti shtatë edicione të ndryshme të Kupës së Amerikës. Sulmuesi i Inter Miamit u aktivizua titullar nga trajneri Scaloni në debutimin kundër Kanadasë dhe në fund të ndeshjes, duke folur në zonën mikse, foli për gëzimin për fitoren dhe rekordin e tij.
Ai nuk e shfaqi lumturinë, në përfundim të sfidës së pare në Coppa America, ku Argjentina e tij, fitoi ndeshjen e pare të këtij kompeticioni, përballë Kanadasë 2-0.
“Jam i lumtur që mund të vazhdoj të jem në kombëtare dhe të marr pjesë në një kompeticion tjetër zyrtar. Gjithmonë them se nuk jam tipi që fokusohem në këtë lloj rekordi apo ndonjë gjë tjetër, thjesht më pëlqen. Në këtë Coppa America ne do të përpiqemi të japim më të mirën tonë, ndonjëherë duke luajtur më mirë, ndonjëherë duke luajtur më keq, por gjithmonë duke u përpjekur për të dhënë më të mirën dhe duke luftuar në çdo ndeshje, siç kemi bërë gjithmonë.”
Në fund ai analizoi edhe stilin e lojës së Argjentinës:
“Kemi durim për të mbajtur topin, për ta lëvizur nga njëra anë në tjetrën. Sot ishte e vështirë për ne të gjenim hapësira. Shumica e kundërshtarëve luajnë ndryshe nga ne. Vazhdojmë ta kemi atë durim dhe të kemi kontrollin kur të vijë mundësia jonë, e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, shumë fizike, për fat e gjetëm golin në pjesën e dytë”, përfundoi intervistën e tij, Lionel Messi.